KOK-u nënshkruan kontrata me 44 bursistë “Shpresa Olimpike 2024” - Gazeta Express
string(62) "kok-u-nenshkruan-kontrata-me-44-bursiste-shpresa-olimpike-2024"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/03/2024 14:24

KOK-u nënshkruan kontrata me 44 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Sporte tjera

Gazeta Express

11/03/2024 14:24

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot kontratat me 44 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2024”, të cilët do të mbështeten nga KOK-ut me paga mujore në vlerë 150 euro.

Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, ndërsa nga pala tjetër, sportisti dhe federata.

Lexo Edhe:

Sportistët iu takojnë moshës deri në 21 vjet, ndërsa vijnë nga 20 sporte të ndryshme olimpike.

Bursistët nënshkruan kontratat edhe me sponsorin tonë të artë, BKT Kosova, duke u bërë klientë të tyre.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka deklaruar se nga viti në vit KOK po e rrit mbështetjen për sportistët, duke quar këtë numër nga 35 sa ishte vitin e kaluar në 44 këtë vit.

Në total, numri i bursistëve të KOK, përfshirë 22 bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024, pesë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, si dhe trajnerët, është 76. /Gazeta Express/