KOK-u e mbështet vendimin për shtyrjen e Lojërave Olimpike Verore për vitin 2021 - Gazeta Express
string(80) "kok-u-e-mbeshtet-vendimin-per-shtyrjen-e-lojerave-olimpike-verore-per-vitin-2021"

Gazeta Express

24/03/2020 17:37

KOK-u e mbështet vendimin për shtyrjen e Lojërave Olimpike Verore për vitin 2021

Gazeta Express

24/03/2020 17:37

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka mbështetur vendimin e sotëm për shtyrjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020 për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë koronavirus që e ka kapluar gjithë botën.

Kjo ngjarje, që duhet të niste më 24 korrik, tani do të mbahet jo më vonë se në verën e vitit 2021, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Unë propozova shtyrjen (e Lojërave Olimpike) dhe presidenti i (KON) Thomas Bach u pajtua 100%”, ka thënë kryeministri i Japonisë Shinzo Abe.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka quajtur të drejtë vendimin për shtyrjen e Tokio.

“Vendimi erdhi shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe arsyeja e dytë është pamundësia që çdo sportistë të ketë mundësi të barabarta të praktikojë sportin, pasi në disa vende nuk ka arritur ende virusi, andaj konsideroj se ky vendim ka qenë i drejtë në kuptimin e krijimit të kushteve të barabarta për sportistët anembanë botës”, deklaroi presidenti Hasani.

Sipas presidentit Hasani, vendimi për shtyrjen ka anën negative dhe pozitive, për sportistët që kanë fituar normën Olimpike dhe ata që janë në ndjekje të saj.

Xhudoja kosovare qëndron brenda pesë normave Olimpike, ndërsa mundja ka fituar normën me Egzon Shalën.

“Mund të ndikojë, sidomos tek sportistët tanë që kanë fituar normën Olimpike, pesë xhudistët dhe një mundës, mirëpo unë besoj shumë edhe në trajnerët Driton Kuka (xhudo), edhe në Sylejman Shalën (mundje), të cilët do t’ia dalin të bëjnë një plan tjetër dhe të jenë të përgatitur për vitin 2021. Është edhe një shans shtesë nga ana pozitive, sepse janë 10-12 sportistë potencial nga karateja, boksi dhe sportet tjera, dhe kanë gati një vit për t’u përgatitur, në mënyrë që të kemi sa më shumë sportistë për Lojërat Olimpike”, shtoi presidenti Hasani. /Gazeta Express/