KOK të kënaqur me paraqitjen e tyre në Tokio 2020 - Gazeta Express
string(49) "kok-te-kenaqur-me-paraqitjen-e-tyre-ne-tokio-2020"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2021 18:12

KOK të kënaqur me paraqitjen e tyre në Tokio 2020

Sporte tjera

Gazeta Express

08/08/2021 18:12

Sonte kanë përfunduar Lojërat Olimpike Tokio 2020. Shumica e këtyre lojërave u mbajtën pa shikues për shkak të rregullave strikte që ka Japonia kundër koronavirusit

Kosova në këto lojëra mori pjesë me 11 atletë, ku dy nga ta arritën që të sjellin dy medalje të arta në vendin tonë.

Lexo Edhe:

Të arta fituan Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

KOK me anë të një komunikate që e ka shpërndarë nëpër rrjete sociale ka falënderuar organizatorët, derisa kanë thënë se tani do të përpjekën për në olimpiadën e radhës që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris më 2024. /GazetaExpress/

Kjo është komunikata e KOK:

✅U mbyllën Lojërat Olimpike Tokio Tokyo 2020, shihemi në Paris 2024

Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë mbyllur edhe zyrtarisht sonte, në një ceremoni të veçantë të organizuar në stadiumin olimpik të Tokios.

Flamurin e Kosovës në ceremoninë mbyllëse e mbajti mundësi, Egzon Shala.

Pjesë e ekipit që parakaluan ishin edhe trajneri i mundjes, Sylejman Shala, shefi i misionit, Jeton Rudari, përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi dhe fizioterapeuti, Fatlind Maraj.

Ceremonia u përshkrua me koreorgrafi të veçantë derisa të pranishmëve iu drejtua presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili falënderoi organizatorin Japoninë, për organizimin e mrekullueshëm të këtyre Lojërave.

Stafeta iu dorëzua kryeqytetit të Francës, Parisit, të cilët do të organizojnë Lojërat e ardhshme Olimpike Paris 2024.

Kosova i mbylli Lojërat Olimpike Tokio 2020 me dy medalje të arta, të fituara nga xhudistet, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, që e renditën vendin tonë në vendin 42.

#Tokyo2020 #ClosingCeremony