KOK mbështet pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Kosovë - Gazeta Express
string(67) "kok-mbeshtet-pezullimin-e-te-gjitha-aktiviteteve-sportive-ne-kosove"

KOK mbështet pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Kosovë

Gazeta Express

13/03/2020 21:46

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së masave të koronavirusit, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë të pezullohen deri në një vendim të ri.

Pas FFK-sw, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës “përkrah vendimin e Qeverisë duke e konsideruar më se të nevojshëm pas situatës së krijuar së fundi”.

Lexo Edhe:

KOK njofton se “Presidenti Besim Hasani sot kishte zhvilluar një takim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, si dhe me përfaqësues të federatave, ku njëzëri është kërkuar të ndërpriten aktivitetet sportive”.

Ndër të tjera “KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t’i përmbahen vendimeve të Qeverisë”. /Gazeta Express/