"Koha për Uranin sot", Krasniqi: E njoh që nga viti 1994 në bankat shkollore, energjik me i dalë në krah qytetit - Gazeta Express
string(107) "koha-per-uraninsotkrasniqi-e-njoh-qe-nga-viti-1994-ne-bankat-shkollore-energjetik-me-i-dale-ne-krah-qytetit"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 23:21

“Koha për Uranin sot”, Krasniqi: E njoh që nga viti 1994 në bankat shkollore, energjik me i dalë në krah qytetit

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 23:21

“Koha për Uranin sot”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Facebok pas tubimit në Prishtinë.

Krasniqi që ka qenë në një klasë me Ismailin e përshkruan atë si energjik e të sinqertë.

Thotë që ka ardhur koha për një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por edhe për zgjidhjet e tyre.

“Koha për Uranin është sot! Prej vitit 1994, kur e njofta për herë të parë në bankat e shkollës, Urani ka qenë i njëjtë: energjik, i sinqertë dhe gjithmonë gati me i dalë në krah qytetit të vet. Ka ardhë koha që Prishtina të ketë një kryetar që nuk flet vetëm për problemet, por i ka edhe zgjidhjet. Një lider që e njeh qytetin, i njeh hallet, dhe ka përgatitjen, ekipin dhe guximin me i zgjidh ato me përkushtim”.

“Jepja një shans Uranit. Dhe unë ju siguroj se ky do të jetë vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë për të ardhmen e Prishtinës. Koha për Prishtinën ka ardhë. Koha për Uranin është sot”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Express