Përplasjet që u hapën midis Donald Trump dhe Elon Musk mori një dimension tjetër teksa miliarderi dhe ish-miku më i mirë i presidentit shkroi në rrjetet sociale për të informuar se Presidenti është në listën e njerëzve që morën pjesë në festat e Jeffrey Epstein, një biznesmen që tashmë ka vdekur dhe që ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni dhe abuzimi seksual me të mitur.
“Është koha për të hedhur një bombë vërtet të madhe: Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë publike”, tha Musk në rrjetin social X.
Epstein u akuzua për abuzim seksual me dhjetëra vajza nën moshën dy vjeç.
Një reagim i tillë i Musk tani, ishte një përgjigje ndaj kritikave të Trump që sipas tij, Musk kishte shprehur kundërshtim ndaj projektligjit për shkak të propozimeve që preknin kreditë tatimore për automjetet elektrike, një çështje që prek drejtpërdrejt kompaninë Tesla, të cilën Musk e drejton.