Koha kur mediat e kohës iluminonin masën që të shkolloheshin gratë - Gazeta Express
string(66) "koha-kur-mediat-e-kohes-iluminonin-masen-qe-te-shkolloheshin-grate"

Koha kur mediat e kohës iluminonin masën që të shkolloheshin gratë

Arte

Gazeta Express

17/08/2022 15:23

Një ballinë e vitit 1971 me Prof.Dr. Nafije Meka me qëllim përhapjen e emancipimit të gruas.

Në vitin 1971, kur ishte fillimi i punës së Universitetit të Prishtinës, mediat e kohës iluminonin masën që të shkolloheshin gratë. Kështu duket të ketë qenë qëllimi i ballinës së “Zërit të Rinisë”, që atë edicion kishte edhe “Thumbin” si shtojcë brenda.

Lexo Edhe:

Në ballinë kishin vendosur Nafije Mekën, ligjëruese në Shkollën e Lartë të Bujqësore në Prishtinë dhe pak ditë para magjistraturës së saj.

Në legjendën e kësaj balline shkruante: “Femra jonë duke ecur me hapa të sigurt drejtë emancipimit, drejtë formimit të personalitetit të saj… Nafije Meka, ligjëruese pranë Shkollës së lartë bujqësore në Prishtinë, numëron ditët para magjistraturës…” (foto. I.Salihu).

Ajo ishte ndër shkencëtarët e para që kishte studiuar për kimi dhe biokimi në Universitetin e Zagrebit, pa çka dëshmohet edhe në botimin e 100-vjetorit të këtij universiteti, ku punimi i saj “Kontribut në njohjen e lipideve të indeve të trurit dhe acideve lipidike hidroksi” renditet ndër të tjerë për 100 vite. Mentor të diplomimit kishte një nga kokat e kimisë kroate, Mihovil Proštenik.

Prof.Dr. Nafije Meka vdiq më 5 maj 2019/Na ishte nje here

/Gazeta Express