Joao Felix u transferua te Milani, me shpresën që do ta kthente karrierën e tij në “binarë”.
Por, koha e tij në “San Siro” është shumë larg suksesit, shkruan “Fichajes”, transmeton “Gazeta Express”.
Sulmuesi portugez – i cili është në huazim nga Chelsea – nuk ka arritur të tregojë vetën nën urdhërat e trajnerit Sergio Conceicao, dhe kështu ai nuk do të vazhdojë me Milanin përtej këtij sezoni.
Pritshmëritë ishin të mëdha. Milani mendoi se do të merrte më të mirën nga futbollisti francez, i cili pas tij kishte një mbrojtje të mirë, dhe e gjitha çka duhej ishte që ai të shkëlqente në sulm.
Conceicao, i cili e njeh Felixin që nga koha e tij në akademinë e Benficas, po ashtu besoi se mund të nxirrte më të mirën nga portugezi, por ky bast i vënë nga Milani e Conceicao, nuk u pagua.
Edhe pse debutimi i tij në Kupën e Italisë dha ca shkëndija shprese, duke shënuar ndaj Romës, në fitoren prej 3-1, performancat e tij shpejt “ranë për toke”.
Shumë herë iu dha mundësia të nis ndeshjet nga fillimi, por Felix nuk po tregon vazhdimësi në performancat e tij.
“La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Milani nuk dëshiron ta mbajë Felixin përtej këtij sezoni./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...