Koeman: Ne në Barcelonë i respektojmë kontratat, Suarezi do të jetë pjesë e skuadrës - Gazeta Express
string(82) "koeman-ne-ne-barcelone-i-respektojme-kontratat-suarezi-do-te-jete-pjese-e-skuadres"

Koeman: Ne në Barcelonë i respektojmë kontratat, Suarezi do të jetë pjesë e skuadrës

Gazeta Express

17/09/2020 8:39

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ia ka lënë derën hapur Luis Suarezit për t’u rikthyer në skuadrën katalonase, nëse largimi i tij nga klubi nuk arrihet brenda këtij afati kalimtar.

Koeman e njoftoi sulmuesin uruguaian menjëherë pasi u emërua trajner i Barçës së ai nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhej të gjente një skuadër tjetër për të luajtur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Suarez ishte afër kalimit në Juventus, por gjërat u komplikuan dhe tani e ardhmja e tij është e pasigurt.

“Kam biseduar me Luisin këtë mëngjes”, tha Koeman pas fitores së Barcelonës 3:1 kundër Gironës të mërkurën në mbrëmje.

“Do të presim dhe do të shohim nëse ai do të largohet apo jo. Por në i respektojmë kontratat dhe e kam thënë që nga dita e parë se, nëse ai është pjesë e skuadrës, atëherë do të jetë një lojtar plus për ne”, nënvizoi holandezi.

/Gazeta Express/