Koeman i lë në shtëpi përsëri Suarezin dhe Vidalin për ndeshjen e radhës të Barçës - Gazeta Express
string(82) "koeman-i-le-ne-shtepi-perseri-suarezin-dhe-vidalin-per-ndeshjen-e-radhes-te-barces"

Koeman i lë në shtëpi përsëri Suarezin dhe Vidalin për ndeshjen e radhës të Barçës

Gazeta Express

16/09/2020 15:54

Barcelona do të përballet sot me Gironën në një ndeshje tjetër përgatitore për sezonin e ri dhe trajneri Ronald Koeman ka vendosur që përsëri të mos i ftojë lojtarët si Luis Suarez, Arturo Vidal, Rafinha, Matheus Fernandes dhe Moussa Wague.

Për ndeshjen e së shtunës kundër Nastic, Suarez nuk u ftua për shkak të bisedimeve me Juventusin, por edhe pse ajo marrëveshje ka dështuar, trajneri holandez përsëri nuk e ka ftuar uruguaianin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vidal, ndërkohë, është duke e finalizuar kalimin në Inter që pritet të ndodhë në orët në vazhdim.

Fernandes është në pushim mjekësorë, ndërsa mungesa e Wagues është teknike, sipas Marcas.

Lista e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen e sotme në orën 19:00:

Portierë: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas

Mbrojtës: Clement Lenglet, Jordi Alba, Ronald Araujo, Jorge Cuenca, Nelson Semedo, Gerard Pique, Junior Firpo

Mesfushorë: Sergi Roberto, Sergio Busquets, Philippe Coutinho, Frenkie de Jong, Carles Alena, Konrad de la Fuente, Pedri, Riqui Puig

Sulmues: Martin Braithëaite, Antoine Griezmann, Leo Messi, Ousmane Dembele, Trincao