Kuvendi sot ka në rend dite edhe propozimin për një njësi zgjedhore. Propozimi është nga kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova, parti e cila me vite kërkon modelin me një njësi. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ai dhe partia e tij janë për këtë model, përfshirë edhe diasporën në votim. Partitë e tjera kanë qëndrime të ndryshme sa i takon modelit zgjedhor dhe pragut të nevojshëm.
“Ja, nuk ka të drejtë më të madhe demokratike që diaspora të marrë pjesë në proces zgjedhor, kuptohet, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Ne jemi për një njësi zgjedhore dhe të munden ata të marrin pjesë në atë proces zgjedhor, të mos ketë shpenzime, të hynë të gjitha votat në një njësi, edhe të popullsisë rezidente, edhe të diasporës që dëshiron të marrë pjesë. Madje kemi shkuar edhe një hap më larg dhe kemi thënë që deri tani është votuar në përfaqësitë diplomatike por ka shtete që lejojnë të vendosen kuti votimi edhe jashtë përfaqësive diplomatike. Jemi për madje edhe për këtë. Ne si VMRO-DPMNE nuk kemi asnjë problem të mbështesim një njësi”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.