Kodi i ri Penal/ Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër - Gazeta Express
string(80) "kodi-i-ri-penal-pas-prokurorit-te-pergjithshem-edhe-dhoma-e-avokatise-del-kunder"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:19

Kodi i ri Penal/ Pas Prokurorit të Përgjithshëm, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 13:19

Pas kritikave të forta të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë lidhur me draftin e ri të Kodit Penal.

Në një dalje për mediat, kryetari i Dhomës, Maks Haxhia, ngriti shqetësime serioze për përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes së këtij drafti, duke e quajtur një nismë të paarsyeshme dhe represive.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet një kod i ri”, u shpreh Haxhia.

Ai shtoi se propozimet e reja kanë dënime më të ashpra se në kohën e komunizmit” dhe se janë “diskriminuese dhe inkuizitore”, duke paralajmëruar se Dhoma e Avokatisë do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk merren parasysh reagimet.

“Nuk është një kod që buron nga nevoja e sistemit të drejtësisë. Europa nuk do ta pranojë. Bie ndesh me parimet e avokatit dhe të drejtave të njeriut”, përfundoi ai.