Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në një takim me gazetarët ka folur edhe për draftin e Kodit të ri Penal. Dumani tha se sipas tij ka nevojë për ndryshime.
“Për debatin e Kodit te ri Penal, ka një rendësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale. Debati i parë duhet të ishte bërë, a ishte i nevojshëm Kodi i Ti apo te punohej mbi kodin aktual. Un vetë besoj që ka nevoje për ndryshime, për shembull neni për narkotiket, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. është një draft, ne se kemi marrë zyrtarisht, nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kur të na vij do e analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”, tha Dumani.