Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin Top Story ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.
Ajo shpjegon se personazhet e krimit të cilët mund të jenë të arrestuar ose ende në kërkim përdornin një kod 6 shifror që përbëhej nga numra dhe shkronja kapitale, në vend të emrave.
“Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave, të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është (në ekranin në studio) MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë. Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin. Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme. Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin, por në server po. Kishte aplikacion që nëse nuk e hapje për një aftat kohor që ti e vendosje, llogaria ishte e papërdorshme. Behar Bajri ka pasur dy Sky, dy llogari, ndoshta për këtë pinin e panikut është e papërdorshme. Mes tyre ata mund të komunikonin vetëm përmes mesazheve dhe nuk mund të dërgonin video”, tha Bezat.
Mw tej gazetarja ka zbuluar detaje për telefonin e veçantë që përdorej nga bota e krimit dhe baronët e drogës për të komunikuar përmes aplikacionit SKY ECC.
Bezat tregoi se si drejtësia evropiane mundi të shtinte në dorë serverin qendror të SKY ECC dhe më pas e përdori atë për të gjurmuar kriminelët.
Pjesë nga debati:
Bezat: SKY ka qenë një platformë komunikimi që ka shërbyer dhe është shitur lirisht sepse ishte një platformë komunikimi si të gjithë të tjerat deri në momentin kur u mbipopullua nga grupet kriminale, kryesisht për trafikun e drogës, komunikimet që lidheshin me drogën. Kjo angazhoi policinë dhe drejtësinë në vendet evropiane për kapjen e këtij server. U kap server, çkoduan shumë llogari dhe brenda atyre dolën disa të dhëna interesante të cilat vendet evropiane kanë nisur t’i zbërthejnë dhe ka pasur shumë operacione.
Prej vitit 2021 ka pasur balance shumë pozitive, mund të përmendim Anglinë, e cila identifikojë shumë përdorues në këtë rrjet. Më shumë se 1000 u vunë nën akuzë dhe 380 kryen dënimin për veprat penale që u faktuan përmes komunikimeve në SKY.
Të ishe në SKY fillimisht duhej të blije një aparat celular që ishte i përshtatur për këtë aplikacion. Telefoni ishte i kompanive që operojnë aktualisht në treg, vetëm se ai përpunohej që të mos kishte GPS aktiv apo sistemin audio dhe të kamerave funksional. Duke mos pasur këto opsione, ai ishte i besueshëm për kriminelët që ta përdornin dhe të mos gjurmoheshin nga autoritetet. Kjo funksionoi për disa vite, deri në 2021-shin kur server ra në duart e autoriteteve dhe që atëhere shumë drejtësi kanë nisur çkodimin dhe përdorjen e këtyre informacioneve për të identifikuar grupet kriminale.
Vlen të theksohet se Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që po përdor këto komunikime, pasi kemi precedent të mëparshëm në Kroaci, në Bosnjë Hercegovinë apo në Malin e Zi ku llogariten qindra të arrestuar vetëm nëpërmjet zbërthimit të bisedave në SKY.
Duma: Sa kode janë shqiptare? Sa dihet që janë?
Bezat: Më shumë se 1000, ndoshta 1600.
Duma: Ku po dekriptohen?
Bezat: Në Francë. Dhe kryesisht Franca ka punuar me BKH-në dhe SPAK, fillimisht u dorëzoi vetëm 5 kode ku gjatë një hetimi për narkotikë, këta persona dolën se ishin shqiptarë. Kështu ia çoj çështjen BKH-së.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...