Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli sot përbërjen e qeverisë së re pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Albana Koçiu bëhet ministre e Punëve të Brendshme duke lënë pozicionin e ministers së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Elisa Spiropali bëhet ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme duke lënë drejtimin e Kuvendit.
Petrit Malaj rikonfirmohet si ministër i Financave.
Blendi Gonxhja shkon në krye të ministrisë së Turizmit.
Rama cilësoi se Albana Koçiu ka një karrierë tanimë të gjatë në administratë ka filluar nga shkalla më e ulët, e njeh si pak kush në këtë vend Administratën Publike. “Ka qenë 10 vjet drejtore e Administratës Publike dhe në drejtimin e MSHMS-së më ka krijuar bindjen jo vetëm ka ambicien dhe këmbënguljen, por ka një kapacitetet të veçantë motivuese të njerëzve”, shtoi ai.
“Ervin Hoxha ashtu edhe si Igli Hasani, të cilit do t;i besojmë Komision e ri parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, e kanë bërë të dy punën e tyre me seriozitet dhe për kohën që patën në dispozicion kanë vazhduar të mbajnë timonin drejt”.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...