string(118) "koci-ne-vend-se-ti-arrestoj-organizatoret-e-sulmit-qe-i-ka-atje-serbia-po-i-perndjek-policet-dhe-ish-policet-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:44

Koci: Në vend se t’i arrestoj organizatorët e sulmit që i ka atje, Serbia po i përndjek policët dhe ish-policët e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:44

Avokati Arianit Koci i cili është autorizuar nga familja e ish-polit Arbnor Spahiu, i cili është ndaluar nga autoritetet serbe ka shkruar në lidhje me reagimin e dobët të institucioneve të Kosovës.

Koci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Serbia në vend se t’i arrestoj organizatorët e sulmit, po i përndjek policët dhe ish-policët e Kosovës dhe sipas tij, Serbia nuk po kërkon drejtësi por po bën hakmarrje politike.

Ai ka shkruar se rasti i fundit, ndalimi i qytetarit, ish-policit Arbnor Spahiu nuk ka të bëjë fare me ndonjë procedurë ligjore, por është një kidnapim politik, i kryer nga një shtet që po sillet si armik.

“Nuk ka asnjë provë. Asnjë bazë ligjore. Ka vetëm një mesazh që po tentohet të dërgohet me forcë: “Kush e mbron Kosovën – do të ndëshkohet.””, ka shkruar Koci në Facebook.

Në lidhje me këtë, ai ka thënë se reagimi i Kosovës është i dobët dhe thirrja për t’i shmangur pikat kufitare me Serbinë nga MPJD nuk kalon.

“Kur një shtet ndalon qytetarët e tu pa bazë ligjore, e godet shtetësinë – bashkëpunimi ndalet. Pikë. Prandaj, duhet shqyrtuar pezullimi i menjëhershëm:

– Linjave tokësore

– Komunikimit diplomatik

– Marrëveshjeve teknike

Sepse nuk ka fqinjësi normale, kur policët që mbrojtën rendin – përndiqen, dhe terroristët – janë të lirë.

Kur persekutohen shtetasit kosovarë”, ka shtuar Koci ndër të tjerash.