string(77) "koci-flet-nga-beogradi-bia-serbe-pas-kallezimit-penal-ndaj-ish-policit-spahiu"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 8:40

Koci flet nga Beogradi: BIA serbe pas kallëzimit penal ndaj ish-policit Spahiu

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 8:40

Avokati Arianit Koci, i cili aktualisht ndodhet në Serbi, ka folur lidhur me ndalimin e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Në një lidhje direktenë Klan Kosova, Koci deklaroi se kallëzimi penal kundër Spahiut është bërë nga Agjencia Serbe e Inteligjencës (BIA) dhe sipas tij, i gjithë rasti është i pabazuar

“Unë kam marrë dokumentacionin komplet të pretendimeve të prokurorisë, pra kallëzimin penal e ka bërë BIA serbe, organi i sigurisë dhe është komplet i pabazuar”, tha ai.

Ai shtoi se në kallëzim figuron që klienti i tij ishte snajper në njësinë ku shërbente, por kjo, sipas tij, është e pavërtetë.

“Gabimi i parë është se këtu klienti im paraqitet si snajperit në njësitin e tij, ai së pari nuk ka qenë kurrë snajperit dhe njësiti i tij nuk ka fare snajper. Mbi të gjithë, në kohën e sulmit në Banjskë ai nuk ka qenë fare pjesëtar i policisë”, theksoi Koci.

Sipas avokatit, këto pasaktësi në kallëzimin penal tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një rast të ndikuar politikisht.

“Unë i kam identifikuar disa gabime në atë kallëzimin penal dhe të gjitha këto më kanë bindur që ky është një persekutim politik dhe nuk ka të bëjë fare me drejtësi”, u shpreh ai.

Ai theksoi tutje se institucionet e larta të Kosovës duhet të reagojnë

“Për këtë arsye unë besoj që tash është koha që të reagojë edhe kryeministri edhe presidentja, nuk mjafton që vetëm Ministria e Punëve të Jashtme të angazhohet për këtë çështje”, shtoi Koci.