Koci e përsërit kërkesën për të marrë pjesë në seancë të Kuvendit si qytetar, pas konstatimit të Bashës se është "konstituuar" - Gazeta Express
string(123) "koci-e-perserit-kerkesen-per-te-marre-pjese-ne-seance-te-kuvendit-si-qytetar-pas-konstatimit-te-bashes-se-eshte-konstituuar"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:45

Koci e përsërit kërkesën për të marrë pjesë në seancë të Kuvendit si qytetar, pas konstatimit të Bashës se është “konstituuar”

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:45

Avokati Arianit Koci ka thënë se më 19 qershor ka kërkuar që të marrë pjesë në seancën e kuvendit dhe përgjigja nga ky institucion ishte që qytetarët lejohen në seanca vetëm pas konstituimit të kuvendit.

Ai ka thënë se pasi nga Basha është konsideruar që kuvendi është konstituar e ka përsëritur kërkesën e tij, për cka është në pritje.

“Më 19 qershor kam kërkuar të marr pjesë në seancën e Kuvendit. Përgjigjja e panëshkruar dhe nga personi anonim – nga Drejtoria e Kuvendit të Kosovës për Marrëdhënie me Media dhe Publik – ishte se qytetarët lejohen të marrin pjesë, vetëm pas konsituimit të Kuvendit. Pasi sipas kryetarit Dimal Basha Kuvendi është krijuar, përsërita kërkesën time. Po e pres përgjigjën që të marr pjesë në seancën e rradhës. Këtë herë, nuk ka hapësirë për arsyetime. Kuvendi është i popullit. Një përgjigje nga zyrtari anonim i Kuvendit, nuk mjafton për ta mbajtur qytetarin jashtë”