Avokati Arianit Koci ka folur për ish policin e Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu, që u arrestua të shtunën nga autoritetet serbe.
“Para një ore ish policin e Njësisë Speciale e kanë marrë prej qendrës së ndalimit në Kanjizhë dhe e kanë dërgu në Suboticë. Prokurori i rastit po e merr në pyetje. Unë i kamë dërgu disa prova me të cilat dëshmohet pafajësia e tij, pra situata është e qartë, unë besoj dhe shpresoj qëë shumë shpejt ka me u liru”, tha ai.
Ai tha se MPJD po merret me këtë rast, por shtoi se “shteti i Kosovës gjithmonë mundet me bë më shumë për qytetarin e vet”.
“Presim tash brenda një ore, dy ore, do ta kuptoj se a do të kërkojë prokurori paraburgim për ish policin apo do ta lirojë menjëherë. Beteja do të vazhdojë dhe në fund sigurt unë do ta nxjerri”, tha ai. /GazetaExpress/