string(68) "kocani-vmro-dpmne-e-cileson-si-marketing-politik-pr-ligjin-e-lsdm-se"

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2025 12:01

Koçani/ VMRO DPMNE e cilëson si marketing politik, pr/ligjin e LSDM-së

Maqedoni

Gazeta Express

14/05/2025 12:01

VMRO DPMNE e cilëson si marketing politik, pr/ligjin e LSDM-së për qytetarët e prekur nga tragjedia në Koçan. Sipas deputetit Brane Petrushevski, shumë pjesë të ligjit janë të pazbatueshme dhe në kundërshtim me dispozitat e veta.

Sipas VMRO-së, gjithashtu ky ligj favorizon të prekurit e një ngjarjeje të caktuar duke injoruar tragjeditë e tjera të ngjashme. Me ketë sipas Petrushevskit, bëhet precedent i rrezikshëm, të drejtat bazohen në një ngjarje konkrete në vend se të vendoset sistem universal për të gjitha viktimat e tragjedive dhe katastrofave. Në këtë mënyrë cenohet parimi kushtetues i barazisë së qytetarëve para ligjit, vlerëson Petrushevski.