Kobe Bryant ishte model edhe për basketbollistët në Kosovë


Gazeta Express
27 Janar 2020 20:33

Basketbollistët dhe komentatorët e basketbollit nga Kosova thonë se Kobe Bryant do të jetë i pa zëvendësueshëm

Me anë të lëvizjes së njohur si “fadeaway” ishte i pandalshëm për kundërshtarët.

Këtë lëvizje të Kobe Bryant e kishte bërë shpesh edhe basketbollisti Florian Miftari.

Por, ish basketbollisti i Prishtinës, thotë se u trondit kur e kishte kuptuar se Bryant bashkë me vajzën kishte ndërruar jetë të dielën.

Sipas Miftarit, Bryant do të jetë i pa përsëritshëm pasi ishte i veçantë në fushë.

“Ka qenë i veçantë në fushë duke filluar nga driblimi dhe kërcimi e i mbrojtjes…e i ekipit kolektiv…është i pa përsëritshëm…Jordan e Bryant jemi munduar ti kopjojmë ato…njihet me lëvizjen e tij fade away..a i ka lujt edhe piken roll dhe ka vendos shumë ndeshje…një lojtar”, thotë Florian Miftari.

Edhe ish komentatori i basketbollit Blerim Vuniqi i cili kishte komentuar shumë ndeshje në të cilat ishte paraqitur Koby Bryant, thotë se ishte tronditur kur e kishte marrë lajmin për shuarjen e një legjende të basketbollit.

Vuniqi thekson se i ndjeri Bryant ishte pasardhësi më i mirë i Michael Jordan.

“Ka qenë një udhërrëfyes jo vetëm për kolegët, ai ka qenë yll edhe trajner i dytë dhe do të mbetet në kujtesë, një yll dhe ka qenë një prej tyre që NBA e ka bërë ajo që është në këtë moment” thotë Blerim Vuniqi, ish komentator i basketbollit.

Vuniqi po ashtu thotë se Bryant i kishte të gjitha komponentët për të qenë basketbollisti ma i mirë në botë.

“I ka pasur të gjitha komptonentat, ai ka pas edhe ngulitje ka pasur ato shënimet alla jordan e ato gjuajtjet në kosh…ka pas edhe lojë në mbrojte..pasi dy herë i ka fituar 5 tituj me Lakers”

Të dielën, e gjithë bota u trondit me lajmin se një helikopter në të cilin ndodhej legjenda e basketbollit Kobe Bryant së bashkë me vajzën 13 vjeçare Gianna Bryant, u përplas në një kodër në Kaliforni e si pasojë mbeten të vdekur.

Te fundit


Kthehu lart