Koalicioni me VV, flet për herë të parë Zafir Berisha: S’është përkrahje për Albinin por për Abrashin - Gazeta Express
string(98) "koalicioni-me-vv-flet-per-here-te-pare-zafir-berisha-seshte-perkrahje-per-albinin-por-per-abrashin"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 12:13

Koalicioni me VV, flet për herë të parë Zafir Berisha: S’është përkrahje për Albinin por për Abrashin

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 12:13

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës mbrëmë ka zyrtarizuar koalicionin me Artan Abrashin për të përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes në balotazhin e të dielës.

Zafir Berisha për herë të parë ka treguar arsyet që e çuan atë për të lidhur këtë koalicion.

Zafa për Indeksonline ka thënë se marrëveshja mes PDK-së e LDK-së në Prizren e ka shtyer që të marrë këtë vendim.

“Unë s’muj me u pajtu me koalicionet e secilës forcë politike. Koalicioni i PDK-së e LDK-së në Prizren është koalicion i pazareve, është marrëveshje biznesi dhe nuk është për të ardhmen e qytetit.
Këta që thirren në emër të LDK-së në Prizren ka 12 vjet që bëjnë marrëveshje biznesi me PDK-në.

Unë kam vendos me e mbështetë Artanin ngase është djali i mikut tim të vjetër. Kjo marrëveshje nuk është mbështetje për Albinin. Nëse dikush mendon që Zafa munet me e mbrojt Kosovën nga politikat e gabume të Kurtit e kanë gabim. Unë i kam 3-4 mijë vota mbi supe, ndërsa Kosovën duhet me e mbrojt Lumiri e Memli që janë bashkëfajtor të situatës aktuale” ka thënë Zafir Berisha.

I pyetur nga Indeksonline për reagimet e Nismës Socialdemokrate pas koalicionit të tij me VV-në, Berisha ka thënë një përgjigje të shkurtër.

“Janë prralla që nuk bie në nivel të tyre ngase unë kam vendos më ba ndryshim. Më mirë një ndryshim i vogël me Abrashin se sa me ua lënë në dorë Prizrenin hajdutëve” ka thënë Zafir Berisha.