string(55) "koalicioni-lvv-nisma-dhe-veteshkaterrimi-i-albin-kurtit"

OP/ED

Gazeta Express

21/05/2025 7:39

Koalicioni LVV-Nisma dhe vetëshkatërrimi i Albin Kurtit

OP/ED

Gazeta Express

21/05/2025 7:39

Shkruan: Shenoll Muharremi

Kush kishte me besu? Albin Kurti, njeriu që ndërtoi një lëvizje të tërë mbi moralin politik, qeverisjen e mirë dhe luftën ndaj korrupcionit, sot po përqafon Fatmir Limajn.

Njeriun të cilin Kurti dikur e përshkruante si simbolin e korrupsionit, klientelizmit dhe krimit të organizuar. E tash po na del partner qeverisës i tij.

“Komandant Çeliku”, “shpëtimtar” e Nisma “parti simotër me VV”, tha Kurti live në televizionin publik të Kosovës.

Kjo nuk është vetëm një marrëveshje teknike, po një pakt ideologjik me të kundërtën e vetes. Një vetëshkatërrim me vetëdëshirë pa u shtyer apo detyruar nga askush.

LVV dhe Albin Kurti e ka ngritur veten mbi kauzën e pastërtisë politike, ka predikuar me zë të lartë kundër kapjes së shtetit dhe hajnisë. Ka mobilizuar masat duke i treguar se vetëm një qeveri me duar të pastra mund ta shpëtojë Kosovën. Po sot, gjërat kanë ndryshuar. LVV po i zgjat dorën atij që dikur ishte ‘shembulli më i keq i keqqeverisjes’ sipas Kurtit.

E pse po e bën këtë? Jo për Kosovën dhe interesin publik, sigurisht. Por për pushtet. Për asgjë tjetër, vetëm me tentu me ruajt karrikën.

Ky koalicion është tradhti ndaj besimit qytetar. Është përshtymë mbi çdo fjalim, çdo protestë, çdo deklaratë të dhimbshme që Kurti e ka bërë për ”elitat e vjetra”.

Sot ai po i thyen të gjitha premtimet, vetëm për të qëndruar në pushtet edhe pak më gjatë, ndoshta

Edhe më e keqja? As nuk po përpiqet ta maskojë. Nuk ka më as retorikë, as arsye, as strategji. Besa as marre. Live në televizionin publik po e tregon se si LVV dhe Nisma janë ‘parti simotra’ e ndoshta nesër ‘binake’. Tash Aleanca e LVV zgjedhohet, nga LVV-Guxo e Aleternativa … edhe me Nismën. Një aleancë ‘gjithëpërfshirëse’ me plotë kuptimin e fjalës që këto ditë futën në rradhët e veta edhe një të akuzuar apo dyshar për pedofilizëm.

Ky akt duket se është më shumë se një veprim dhe tentim për një koalicion. Është akt i fundit i një performance që kishte filluar me shumë idealizëm. Por që po mbyllet me shumë cinizëm dhe dëshprim.

E kur historia të shkruhet, do të thotë mesiguri “Kurti e vrau vetveten politikisht, jo prej ndonjë komploti, por prej lakmisë për pushtet” Gjithashtu edhe nga paaftësia për të qeverisur dhe për t’u përballur me sfidat e thella të Kosovës si inflacioni ekonomik, deficiti tregtar, tregu i punës dhe kriza apo keqmenqxhimi i energjisë…’.

Kjo lidhje dashurie dhe koalicion LVV-Nisma është momenti kur Albin Kurti zyrtarisht ka ndërruar kauzën me kalkulimin. Kur idealizmi është zëvendësuar me dëshpërim. Kur ”qeverisja ndryshe” ka vdekur dhe është varrosur me marrëveshjen politikepër pushtet, jo për Kosovën.

A ka kthim prapa? Ndoshta për individë ka.. Por për një lëvizje që ka shkelur mbi vetveten, zor se ka. Historia politike nuk i fal ata që për pushtet janë gati të përqafojnë gjithçka që kanë luftuar.