Koalicioni i organizatave kulturore e rinore për arsimin joformal - Gazeta Express
string(65) "koalicioni-i-organizatave-kulturore-e-rinore-per-arsimin-joformal"

Arte

Gazeta Express

23/05/2022 17:38

Koalicioni i organizatave kulturore e rinore për arsimin joformal

Arte

Gazeta Express

23/05/2022 17:38

Organizatat kulturore e rinore më të mëdhatë në vend kanë bërë një bashkëpunim me fokus arsimin joformal në Kosovë.

Në mesin e organizatave pjesëmarrëse në këtë bashkëpunim është edhe organizata “7 Arte”, organizatë kulturore në qytetin e Mitrovicës.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i 7 arte:

Këtë javë 7 Arte mori pjesë në takimin me organizatat më të mëdha rinore në vend: YMCA në Kosovë, Artpolis – Art dhe Komunitet, Domovik, IPKO Foundation, BONEVET Prishtinë, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Balkan Sunflowers Kosova, 7 Arte dhe Cel Kosova të cilat zyrtarizuan një koalicion të ri: “Koalicioni i Organizatave të Arsimit Joformal”. 7 Arte së bashku me organizatat e tjera u dakorduan të punojnë drejt avokimit për më shumë investime në programet e arsimit joformal nga pushteti vendor dhe qendror, për çështjet që adresojnë të drejtat dhe nevojat e të rinjve në Kosovë, si dhe për anëtarësimin dhe rrjetëzimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

/Gazeta Express