Koalicioni “Bashkë Fitojmë” rrëzon nga froni kandidatin socialist në Fushë-Arrëz
Shqiperi
Gazeta Express
15/05/2023 11:16
Bashkia Fushë Arrëz është fituar nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”. Fran Tuci, i cili kërkonte një mandat të tretë për Partinë Socialiste ka humbur përballë Hil Currit nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Fran Tuci fitoi zgjedhjet e vitit 2015 kur socialistët garonin në aleancë me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Rezultati ishte i ngushtë, ai mori vetëm 66 vota më shumë se sa kundërshtari demokrat ndërsa në zgjedhjet e mëvona, votat në Fushë-Arrëz u pakësuan për të dyja palët, por për socialistët, edhe më shumë.