Knut Fleckenstein këshilltar i Gramoz Ruçit, Martin Henze: Sa e ka rrogën? A po paguhet nga taksat e popullit shqiptar? - Gazeta Express
string(115) "knut-fleckenstein-keshilltar-i-gramoz-rucit-martin-henze-sa-e-ka-rrogen-a-po-paguhet-nga-taksat-e-popullit-shqiptar"

Knut Fleckenstein këshilltar i Gramoz Ruçit, Martin Henze: Sa e ka rrogën? A po paguhet nga taksat e popullit shqiptar?

Gazeta Express

23/05/2020 18:31

Ish- raporteri i Evropës për Shqipërinë, Knut Fleckenstein është emëruar këshilltar për integrimin pranë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por emërimi i tij ka ngjallur reagime, mes tyre edhe nga ai që njihet si këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Lexo Edhe:

Henze shkruan se Fleckenstein duhet të tregojë sa e ka rrogën dhe për çfarë pune po paguhet, dhe a po i jepen paratë e taksave nga populli shumë i varfër shqiptar.

Henze: Fleckenstein gjithashtu duhet t’i tregojë publikut diçka për masën e pagës së tij, dhe për çfarë pune paguhet, për të kaluarën ose të ardhmen? Mbi të gjitha, a po i jepen paratë e taksave nga populli shumë i varfër shqiptar apo po merr dëmshpërblim?

A është ai në kontakt me miqtë e industrisë apo me organizatat miqësore të drogës të Ramës? Ankesa? Në fakt, Brukseli merrej me dokumente konfidenciale të BE-së, si sigurohet konfidencialiteti?