KMShK shpreh shqetësim për mos-akreditim të disa mediave nga KQZ: E papranueshme - Gazeta Express
string(79) "kmshk-shpreh-shqetesim-per-mos-akreditim-te-disa-mediave-nga-kqz-e-papranueshme"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:15

KMShK shpreh shqetësim për mos-akreditim të disa mediave nga KQZ: E papranueshme

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:15

Këshilli i Mediave të Shkruara shpreh shqetësim për vendimin e KQZ-së për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave, në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe.

Reagimi i plotë:

“Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit. KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe.

KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale.

KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”.