KMDLNJ: Shërbimi Korrektues i Kosovës institucioni më i mirë në rajon për trajtimin e të burgosurve - Gazeta Express
string(98) "kmdlnj-sherbimi-korrektues-i-kosoves-institucioni-me-i-mire-ne-rajon-per-trajtimin-e-te-burgosurve"

Gazeta Express

14/02/2020 15:37

KMDLNJ: Shërbimi Korrektues i Kosovës institucioni më i mirë në rajon për trajtimin e të burgosurve

Gazeta Express

14/02/2020 15:37

Shërbimi Korrektues i Kosovës, është vlerësuar si institucioni më i mirë në rajon sa i përket trajtimit të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes së tyre dhe ushqimi për të burgosurit. Ky vlerësim ka ardhur pas monitorimit të SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe organizatave tjera monitoruese si QKMRT-së dhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

 “Në bazë të monitorimit që i është bërë SHKK –së dhe krahasuar me vendet e rajonit, trajtimi i të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes, ushqimi etj., pa asnjë dyshim del se SHKK-ës qëndron më së miri ndërkaq sa i përket trajtimit është më mirë se edhe disa vende të zhvilluara. Dëshmi për këtë janë kushtet e institucioneve mbajtëse në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në raportin e KMDLNJ-së.

Lexo Edhe:

Sipas SHKK’së, KMDLNJ përmes problemeve të identifikuara dhe rekomandimeve, çdo herë ka  kontribuar në ngritjen e cilësisë së këtij institucioni.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtar, si dhe  ata të Drejtësisë Penale, dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektoj dhe ri-socializoj të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë”, thuhet në komunikatën e SHKK’së.

Ndryshe, monitorimi i SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, bëhet që nga përfundimi i luftës, përkatësisht në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.