Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj Radiotelevizionit të Kosovës për largimin e punës së dy gazetareve, Edina Avdiu dhe Hana Marteti.
Madje, në reagimin e KMDLNj-së, u.d. i kryeredaktorit Blerim Haxhijaj akuzohet të jetë “kurdisur të zbatojë urdhëra politikë në një medium që sipas aktit të themelimit do të duhej të ishte medium publik e jo pikë e partisë në pushtet”.
Reagimi i plotë i KMDLNj-së:
RTK – SHKEL BRUTALISHT TË DREJTAT E NJERIUT!
Gazetaret e RTK – së , Edina Avdiu dhe Hana Marteti u larguan nga puna nga Blerim Haxhijaj që si u.d. i kryeredaktorit është kurdisur të zbatojë urdhëra politik në një medium që sipas aktit të themelimit do të duhej të ishte medium publik e jo pikë e partisë në pushtet. Po ky u.d. , mercenar që kryen ekzekutime të vendimeve të pushtetit duke larguar , suspenduar , degraduar dhe keqtrajtuar gazetarë përmes presioneve psikologjike edhe më parë ka larguar apo suspenduar gazetarë të RTK – së. Dhe të gjitha rastet i ka humbur . Ta largosh një të punësuar nga puna sepse thjesht pas 3 vjetëve përvojë pune , pa vërejtje në cilësinë e punës , nuk i vazhdohet kontrata kurse në ndërkohë e terrorizoni me presion dhe kërcënim , e tregon qartë se është vendim dhe ekzekutim politik , diferencim si në kohën e ish – Jugosllavisë . KMDLNj – ë e vlerëson se me këtë përjashtim nga puna , është shkelur Ligji i Punës dhe rrjedhimisht kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të drejtave të njeriut . Gjithashtu , me këtë përjashtim nga puna po rrezikohet edhe statusi i sinjalizuesve .
KMDLNj – ë thërret të gjitha mediat të solidarizohen me gazetaret Edina Avdiu dhe Hana Marleti , ndryshe spiralja e hakmarrjes vetëm da do të rritet.
KMDLNj – ë thërret Komisionin Parlakëmentar për Media të reagojë dhe ndërmerr vendime në përputhje me mandatin që e ka .
KMDLNj – ë thërret Sindikatën e Pavarur të RTK – së që të përkrahë gazetaret që për shkaqe politike e jo profesionale po largohen nga puna duke mbrojtur në këtë mënyrë anëtarët e saj.
Me largimin nga puna e gazetarëve cilësorë të RTK – së dhe nënshtrimin ndaj pushtetit , konformistët e stafit menaxherial të RTK – së strategjikisht dhe pakthyeshëm po e dëmtojnë këtë medium publik.
Nëse vazhdohet në këtë mënyrë edicioni kryesor i lajmeve do të fillojë dhe përfundojë me : ” Ju flet Dejona , ju flet Dejona ….”. Si dikur Hajrije Spikerica.
KMDLNj – ë kërkon hetime ndaj u.d. të dhunshëm të RTK – së , Blerim Haxhijaj për shkak të shkeljeve të rënda profesionale .
KMDLNj – ë fuqishëm përkrahë gazetaret e larguara nga shkeljet e drejtave elementare të njeriut siç është e drejta për punë dhe trajtimit degradues që iu bëhet nga punëdhënësi përkatësisht nga u.d . Blerim Haxhijaj.