KMDLNj dënonon kërcënimin ndaj Vjosa Osmanit, kërkon nga Policia të bëjë hetime të shpejta - Gazeta Express
string(89) "kmdlnj-denonon-kercenimin-ndaj-vjosa-osmanit-kerkon-nga-policia-te-beje-hetime-te-shpejta"

Gazeta Express

02/07/2020 13:31

KMDLNj dënonon kërcënimin ndaj Vjosa Osmanit, kërkon nga Policia të bëjë hetime të shpejta

Gazeta Express

02/07/2020 13:31

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka dënuar kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit

Përmes një komunikate për media, KDMLNj thotë se numri i atyre që kërcënojnë dhe po trajtohen nga drejtësia është i vogël.

Lexo Edhe:

“Sipas raportit të Policisë së Kosovës dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël”, thuhet në deklaratën e KMDLNj’së.

KMDLNj ka kërkuar nga policia që të bëjë hetime të shpejta, në mënyrë që kërcënuesit të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

“KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bartësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë”, thotë KMDLNj.

“KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në komunikatë.

Dikush e ka kërcënuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Tëitter

Një kërcënim është raportuar në raportin 24-orësh të policisë.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se cak i këtij kërcënimi ka qenë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Por siç merr vesh Express, rastin në polici nuk e ka paraqitur vetë Osmani, por dikush nga stafi i saj.

“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Tëitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.