Kluivert me shumë gjasë do ta drejtojë kombëtaren e Indonezisë - Gazeta Express
string(62) "kluivert-me-shume-gjase-do-ta-drejtoje-kombetaren-e-indonezise"

Sport

Gazeta Express

06/01/2025 23:10

Kluivert me shumë gjasë do ta drejtojë kombëtaren e Indonezisë

Sport

Gazeta Express

06/01/2025 23:10

Legjenda e Barcelonës, Patrick Kluivert, pritet të jetë selektori i ri i përfaqësueses së Indonezisë në futboll.

Të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Kluivert do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me Indonezinë.

Prezantimi i tij tek Indonezia pritet të bëhet më 12 janar.

Synimi i Kluivertit është që ta kualifikojë Indonezinë në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Kluiverti tek Indonezia pritet ta zëvendësojë Shin Tae-Yongun i cili u shkarkua të hënën.

48-vjeçari Kluivert së fundi ishte trajner i skuadrës turke, Adana Demirspor.

Ka qenë ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kamerunit dhe te Përfaqësuesja e Holandës.

Ka punuar si drejtor sportiv edhe te Paris Saint-Germaini.

Si futbollist ka luajtur edhe për Lillen, PSV Eindhovenin, Valencian, Neëcastle Unitedin, Milanin dhe Ajaxin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement