Klubi turk Yeni Malatyaspor prezanton Topallin, e lavdëron atë - Gazeta Express
string(61) "klubi-turk-yeni-malatyaspor-prezanton-topallin-e-lavderon-ate"

Gazeta Express

13/08/2020 23:52

Klubi turk Yeni Malatyaspor prezanton Topallin, e lavdëron atë

Gazeta Express

13/08/2020 23:52

Klubi turk Yeni Malatyaspor ka prezantuar në radhët e veta Jetmir Topallin zyrtarisht në faqen e tyre në Twitter.

Topalli është prezantuar si futbollist i Kombëtares se Kosovës derisa zyrtarizimin e tij nga KF Ballkani në Yeni Malatyaspor e bëri klubi therandas ku e falënderoi për paraqitjen e mirë të tij në IPKO Superligën e Kosovës për edicionin 2019/20.

Topalli ishte shumë afër nënshkrimit të historisë me KF Ballkanin pasi që deri vonë ishin në vendin e parë në Superligë por ai luajti edhe në finale të Kupës së Kosovës ku KF Ballkani u mposht nga FC Prishtina.

Topalli është vetëm 22 vjeçar dhe ka lindur në Kaçanik dhe vlera e tij në treg është rreth 200 000 euro. Nuk dihet se për çfarë shume e ka shitur KF Ballkani atë në ekipin turk.

Ndryshe, ekipi turk Yeni Malatyaspor ka bazën në qytetin turk Malatya që ka më shumë se 734 mijë banorë. Ekipi pritet që sivjet të garojë në Ligën e Dytë të Turqisë pasi që sivjet ra nga Super Lig e Turqisë.

Madje, ky ekip sezonin e kaluar kishte arritur që të kualifikohej edhe për në Europa Ligë ku ishte eliminuar nga Partizani i Beogradit me rezultat të përgjithshëm 3-2 në rrethin e tretë të garave.

Yeni Malatyaspor është klub i themeluar në vitin 1986. /GazetaExpress/