Klubi shqiptar nga Mali i Zi bën një ndryshim të madh, ia lë emrin stadiumit në shqip - Gazeta Express
string(84) "klubi-shqiptar-nga-mali-i-zi-ben-nje-ndryshim-te-madh-ia-le-emrin-stadiumit-ne-shqip"

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 16:48

Klubi shqiptar nga Mali i Zi bën një ndryshim të madh, ia lë emrin stadiumit në shqip

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 16:48

Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiqi ka bërë një ndryshim të madh në stadiumin e tij.

Klubi nga Tuzi tashmë ia ka ndërruar emrin stadiumit, duke e bërë në gjuhën shqipe.

Sipas pronarit të klubit Pal Dreshaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tashmë stadiumi do ta ketë emrin “Arena Besa”.

Ky klub, para një viti i ndërroi edhe ngjyrat e logos.

Nga bardh e kaltër, Deçiqi u shndërrua në kuq e zi, si ngjyrat e flamurit të Shqipërisë.

Deçiqi është një herë kampion i Superligës së Malit të Zi dhe një herë e ka fituar edhe Kupën e Malit të Zi./GazetaExpress/