Klubi kroat përjashton lojtarin që ndiqte faqe nacionaliste serbe, edhe kundër Kosovës - Gazeta Express
string(85) "klubi-kroat-perjashton-lojtarin-qe-ndiqte-faqe-nacionaliste-serbe-edhe-kunder-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 20:04

Klubi kroat përjashton lojtarin që ndiqte faqe nacionaliste serbe, edhe kundër Kosovës

Futboll

Gazeta Express

07/08/2025 20:04

Klubi kroat i futbollit Vukovar ka ndërprerë menjëherë kontratën me portierin e ri Srđjan Nedić, vetëm një ditë para ndeshjes së shumëpritur kundër Dinamo Zagrebit.

Vendimi erdhi pasi drejtuesit e klubit zbuluan se futbollisti kishte ndjekur në Instagram profile me përmbajtje nacionaliste dhe të ndjeshme historikisht, përfshirë atë të quajtur “Četnici 1941”.

Fotografia e profilit të kësaj faqeje e ka flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Në përshkrimin e kësaj faqeje në çirilicë shkruan “Patriotizëm dhe dashuri për mbretin dhe atdheun. Kosova është Serbi”. 

“HNK Vukovar 1991 dëshiron ta informojë publikun se, menjëherë pasi mësoi për veprime që nuk janë në përputhje me vlerat dhe standardet e klubit tonë, mori masa vendimtare dhe e ndërpreu kontratën me lojtarin Srdjan Nedic sa më shpejt që ishte e mundur. Si një klub i bazuar në respekt, përgjegjësi dhe integritet, ne besojmë se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme dhe nuk i përfaqëson vlerat për të cilat ne përfaqësojmë”, njoftoi klubi kroat.