Klubi i boksit “Dardanët” pretendon se boksierit, Edi Aliu, i është bërë padrejtësi në finalen e kampionatit të Kosovës.
Sipas këtij klubi, që ka publikuar edhe një video, gjyqtari ndërpreu meçin dhe vlerësoi se kundërshtari i Aliut nuk mund të vazhdojë më dhe se kështu Aliut i takon fitorja, shkruan Gazeta Express.
Por, në reagimin e klubit Dardanët thuhet se pasi përfundoi gjithçka, pa të drejtë u mblodh lista e gjyqtarëve, ku sipas atyre listave, fitues u shpall kundërshtari i boksierit të tyre.
Klubi në fjalë potencoi se nga ana e tyre do të behet një ankesë, me të cilën do të kërkojnë drejtësi.
Reagimi i plotë nga Dardanët (pa ndërhyrje):
“Me keqardhje duhet të shprehim padrejtësinë që është bërë sot ndaj boksierit të klubit tonë Erdi Aliu ( me rekuizita të kaltërta ) në finalen e kampionatit të Kosovës në boks.
Referi brenda në ring i’a ndërpren meçin kundërshtarit të boksierit tonë ( me rekuizita të kuqe ) dhe vlerson që ai nuk mundet të vazhdoj tutje, në këtë rast me rregulla përfundon edhe komplet meçi dhe me këtë vendim fitues mbetet boksieri i klubit tonë Erdi. Pasi që ka përfunduar gjithçka dhe me rregull është mbyll meçi me këtë vendim të referit brenda në ring dhe fitues mbetet boksieri ynë ( me rekuizita të kaltërta ) , pa të drejtë mblidhen listat e gjyqtarëve ansorë ku sipas atyre listave fitues e shpallin boksierin të cilit i’u është ndërpre meçi me vendim të referit ( kundërshtari i boksierit tonë , me rekuizita të kuqe).
Sa për informim me rregulla listat kërkohen kur meçin e ndalon mjeku i cili afrohet te boksieri dhe e shiqon nga afër dhe e vlerson që boksieri ka një lëndim që nuk mund të vazhdojë luftën,por jo kur meçin e vlerson referi në ring se duhet të ndalohet dhe e ndalon, ky vendim i referit ne ring nuk mund të ndryshohet sipas rregullave duke kërkuar listat apo duke ndërhyrë që të ndryshohet vendimi.
Klubi jonë do të bëjë një ankesë me të cilën do të kërkojmë drejtësinë dhe shpresojmë që mos të ndodhin asnjëherë këso lloj padrejtësi as për ne dhe për askënd në komunitetin tonë të boksit”. /Gazeta Express/