Klubi italian interesohet për shërbimet e Asllanit - Gazeta Express
string(50) "klubi-italian-interesohet-per-sherbimet-e-asllanit"

Sport

Gazeta Express

06/01/2025 16:58

Klubi italian interesohet për shërbimet e Asllanit

Sport

Gazeta Express

06/01/2025 16:58

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, mund të largohet nga Interi, por jo edhe nga kampionati italian.

Për shërbimet e Asllanit interesim ka shprehur skuadra tjetër që bën gara në Serie A, Bologna, raportojnë mediume të ndryshme në Itali të hënën.

Asllani nuk luan rregullisht për Interin dhe kjo mund ta shtyjë atë të transferohet te Bologna ku mund të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në fushë. 

Në Serie A, Asllani me fanellën e Interit ka nëntë paraqitje, kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve.

Po ashtu ka luajtur 63 minuta në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve. 

Te Shqipëria është prej më të rëndësishmëve, derisa ka shënuar tri gola në 29 ndeshje. 

Me Interin ka kontratë deri në vitin 2028./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement