Klubi i vogël gjerman dërgon Beyernin në vazhdime në Kupën e Gjermanisë - Gazeta Express
string(71) "klubi-i-vogel-gjerman-dergon-beyernin-ne-vazhdime-ne-kupen-e-gjermanise"

Klubi i vogël gjerman dërgon Beyernin në vazhdime në Kupën e Gjermanisë

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 22:45

Bayern Munchen ka barazuar rezultat 2-2 kundër skuadrës së Bundesliga 2, Holstein Kiel. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1 derisa një gol i hershëm i Sane për Bayernin dhe një gol në fund të ndeshjes nga Holstein Kiel ka bërë që kjo ndeshje të shkojë në vazhdime

Skuadra e Bundesligës 2, Holstein Kiel e ka dërguar Bayernin në vazhdime në ndeshje për Kupën e Gjermanisë.

Lexo Edhe:

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Serge Gnebry shënoi golin e parë në minutën e 14-të te ndeshjes.

Rezultati do të barazohej nga Bartels në minutën e 37-të.

Bayern Munich do të kalonte në epërsi me të filluar pjesa e dytë me anë të Sane në minutën e 48-të.

Kur u mendua që Bayern do ta fitonte këtë ndeshje Wahl do të shënonte në minutën e pestë shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.

Pas kësaj ndeshja pritet që të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta për ta përcaktuar fituesin për rrethin tjetër në Kupën e Gjermanisë. /GazetaExpress/