Takimi i radhës i Klubit të tregimeve të shkurtëra do të mbahet të martën
me 16 maj, nga ora 18:00, në hapësirat e truAktiv-it.
Në këtë takim do të diskutohet tregimi i shkurtër “Housewifely Arts” e
shkruar nga Megan Mayhew Bergman. Ky tregim i shkurtër flet për një nënë beqare
e cila është në udhëtim që të vizitoj papagallin e vjetër të nënës së saj të
ndjerë, i cili mund të imitoj saktësisht zërin e nënës duke ia mundësuar që të
dëgjoj zërin e saj për herë të fundit.
TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon promovimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike përmes programeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Grupi që ne synojmë të targetojmë janë të rinjtë e Kosovës rreth moshës 17-24 vjeç, me theks të veçantë të atyre nga vendet rurale dhe nga grupet e cënueshme.