Klubi i Premierligës nuk heq dorë nga Zhegrova - Gazeta Express
string(46) "klubi-i-premierliges-nuk-heq-dore-nga-zhegrova"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 13:17

Klubi i Premierligës nuk heq dorë nga Zhegrova

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 13:17

Edon Zhegrova është ende në kërkim të klubit të ri.

Ylli kosovar është duke i vazhduar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa po mundohet të rehatohet sa më shpejt të jetë e mundur.

26 vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi dhe nuk pritet të luajë me me Lillen.

Andaj, interesimi për përfaqësuesin kosovar nuk po mungon.

Sipas mediave britanike, Evertoni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga “Messi i Kosovës”, përcjell “Gazeta Express”.

Portali “goodisonnews” raporton se “Toffees” kanë nevojë për përforcime në krahët e sulmit dhe ish-futbollistin e Baselit e shohin si lojtarin ideal për ta ndihmuar ekipin në sezonin e ardhshëm.

Krahas Evertonit, interesim për anësorin e djathtë ka shfaqur edhe klubi tjetër i Premierligës, Newcastle United.

Njëjtë si Evertonit, edhe Newcastlet do t’i konvenonte transferimi i ish-futbollistit të Baselit, i cili do t’i kushtonte klubit anglez 20-25 milionë euro.

Ndërkohë, futbollistin këmbëshpejtë qe një kohë e pëlqejnë edhe në Itali klubet si Milani, Juventusi, Napoli, Roma e Atalanta, kurse në Turqi atë e pëlqen Fenerbahçe.

Ylli kosovar mungoi në krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i lëndimit, ndërsa në pjesën e parë të edicionit 2024/25 i kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe i kishte realizuar 8 gola, ndërkohë që i kishte bërë edhe dy asistime.

Përfaqësuesi kosovar i ishte bashkuar Lillet nga Baseli në vitin 2022, ndërsa ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” është 25 milionë euro. /Gazeta Express