Klubi i Premierligës e rikthen sërish interesimin për Zhegrovën - Gazeta Express
string(63) "klubi-i-premierliges-e-rikthen-serish-interesimin-per-zhegroven"

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 19:30

Klubi i Premierligës e rikthen sërish interesimin për Zhegrovën

Futboll

Gazeta Express

27/02/2026 19:30

Pasi dështoi ta transferojë gjatë muajit janar, klubi i Premierligës rikthehet në garë për nënshkrimin e yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës.

Futbollisti kosovar, i cili është pjesë e Juventusit, po kalon në një sezon debutues të vështirë në Torino, pasi ende nuk ka arritur të gjejë as gol e as asistim.

Ai po ashtu ia vendosi një barrë të rëndë vetës mbi supe, pasi e humbi një “super-mundësi” ndaj Galatasarayt në “play-offin” e Ligës së Kampionëve, gol i cili mund të dërgonte Juventusin tutje.

Megjithatë, duke lënë të gjitha këto anash, Zhegrova pati momente të vështira nga fillimi i sezonit, andaj erdhi edhe interesimi i parë i Evertonit gjatë janarit.

Mirëpo, siç atëherë raportuan mediumet italiane dhe ato angleze, ishte Juventusi që i ndali bisedimet për largimin e Zhegrovës, qoftë edhe si huazim.

Megjithatë, këtë të premte, “Calciomercato” ka raportuar se klubi anglez e ka rikthyer interesimin për yllin dardan.

Everton po planifikon një lëvizje për të nënshkruar Zhegrovën, i cili pritet të largohet nga Juventusi verën e ardhshme pas vetëm një viti në Torino, me një klub anglez si destinacion të mundshëm.

Pas një periudhe kaq zhgënjyese, nuk ka shumë lojtarë që kanë më shumë nevojë për një fillim të ri të menjëhershëm sesa Zhegrova, dhe këtu mund të ndërhyjë Evertoni.

“Toffees” kanë qenë skuadra e rikthimeve këtë sezon, me Jack Grealishin që shkëlqeu gjatë huazimit para se të pësonte një dëmtim që mbylli sezonin, dhe Kiernan Deësbury-Hall gjithashtu ka rifituar formën e tij më të mirë.

Vlen të përmendet se, para periudhës së tij aktuale te Juventusi, 26-vjeçari shkëlqeu te Lille.

Sezonin e kaluar, Zhegrova shënoi tetë gola në Francë për të fituar një transferim në Torino.

Cilësia është ende aty nëse Everton mund ta zhbllokojë atë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement