Zinedine Zidane ishte afër një lëvizjeje në Premier League shumë vite më parë, por marrëveshja nuk u realizua.
Zidane, një nga lojtarët më të talentuar në historinë e futbollit, fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998 dhe Topin e Artë në të njëjtin vit.
Por është zbuluar se ‘Zizou’ mund të kishte luajtur në Angli dy vite më parë – me një agjent që pretendon se i ofroi shërbimin e tij një ekipi kur ai ishte ende një lojtar i panjohur.
Pas karrierës së tij te Manchester City dhe Crystal Palace, Barry Silkman u bë agjent dhe bashkëpunoi me lojtarë si Jaap Stam, Micah Richards, Tomas Soucek dhe Yakubu.
Zidane ishte gjithashtu në radarët e tij dhe Silkman pretendon se ishte i vetëdijshëm për aftësitë e tij ndërsa ai luante për Bordeaux në elitën franceze.
Silkman thotë se personalisht ia rekomandoi atë trajnerit të Newcastle United, Kevin Keegan, me të cilin kishte bashkëpunuar disa herë.
Megjithatë, sipas Silkman, skauti kryesor i Keegan-it nuk e vlerësoi shumë Zidane dhe deklaroi se ai nuk ishte i aftë as për një ekip të kategorisë së dytë në Angli.
Zidane më vonë do të luante me fanellën bardhë e zi, por për Juventusin në Serie A, pasi Newcastle e refuzoi mundësinë për ta sjellë atë për vetëm 1.2 milionë funte.
“U njoftova për talentin e një mesfushori sulmues 24-vjeçar te Bordeaux dhe shkova ta shihja,” shkroi Silkman në librin e tij The Not-So Secret Football Agent.
“Emri i tij ishte Zinedine Zidane dhe më duheshin rreth pesë minuta për të vendosur që ky djalë do të ishte diçka shumë e veçantë”.
“Kisha sjellë disa lojtarë të mirë te Newcastle United gjatë kohës së Kevin Keegan dhe të gjithë ishin një sukses, kështu që Zidane dukej i përsosur për një ekip të drejtuar nga Keegan.
“Ishte 7 janar 1996, dhe i thashë Kevin-it se mund ta nënshkruante Zidane për 1.2 milionë funte – një çmim qesharak”.
“U luta që Kevin ta nënshkruante, por në fund më tha se skauti i tij kryesor mendonte se ai nuk ishte mjaft i mirë. Vite më vonë, Kevin më tha se duhej të më kishte dëgjuar mua në vend të skautit të tij.”
“Zidane përfundimisht nënshkroi për Juventusin dhe pjesa tjetër është histori”, shtoi ai.
“Do të doja ta kisha ruajtur faksin që më dërgoi Newcastle United, ku skauti kryesor deklaronte: ‘Silky ka mbivlerësuar shumë këtë lojtar. Në rastin më të mirë, ai është i përshtatshëm për Wolves, që aktualisht janë në fund të Championship-it”.
“Mendoj se Zidane ishte pak më i mirë se lojtarët e ekipit të dobët të Wolves!”
Në atë kohë, Newcastle kryesonte tabelën e Premier League – vetëm për të humbur titullin ndaj Manchester United, pavarësisht se kishte një avantazh prej 12 pikësh në një fazë të sezonit.
Zidane më vonë u bë një Galaktik te Real Madrid në vitin 2001, duke u transferuar për një shumë rekord botëror prej 46 milionë paund, dhe fitoi Ligën e Kampionëve katër herë si lojtar dhe trajner. /GazetaExpress/