Albion Rrahmani është duke kaluar momente magjike të karrierës.
Sulmuesi kosovar ishte protagonist edhe në fundjavën që shkoi me Sparta Pragën.
Dhe, kjo ka bërë që ish-futbollistit të Malishevës dhe Ballkanit t’ia mësyjnë klube të njohura evropiane.
Njëri prej tyre është edhe gjiganti francez, Olympique Lyon, raporton mediumi francez “Foot Mercato”, përcjell “Gazeta Express”.
Klubi nga Ligue 1 në fakt besohet se ia ka bërë një ofertë prej 6 milionë eurosh Sparta Pragës për kartonin e futbollistit, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
25-vjeçari është lojtari kyç i klubit nga kryeqyteti çek.
Ai i ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat me Sparta Pragën në këtë sezon dhe i ka realizuar 8 gola.
Klubit çek i ishte bashkuar nga klubi nga Rumania, FC Rapid për 3,5 milionë euro në vitin 2024.
Përfaqësuesi kosovar është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë. /Gazeta Express