Klubi i Bundesligës e shkarkon trajnerin, pas 2 disfatave radhazi dhe 11 golave të pësuara - Gazeta Express
string(89) "klubi-i-bundesliges-e-shkarkon-trajnerin-pas-2-disfatave-radhazi-dhe-11-golave-te-pesuara"

Gazeta Express

27/09/2020 13:05

Klubi i Bundesligës e shkarkon trajnerin, pas 2 disfatave radhazi dhe 11 golave të pësuara

Gazeta Express

27/09/2020 13:05

Schalke e ka shkarkuar trajnerin David Wagner, pasi skuadra e tij i pësoi 11 gola në dy ndeshjet e para në sezonin e ri 2020/21 në Bundesligë.

Skuadra e Wagner u turpërua 8:0 nga kampioni aktual gjerman në ndeshjen hapëse dhe u mund 3:1 nga Werder Bremen të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy humbjet në kampionat ndaj Bayern Munich dhe ndaj Werder Bremen detyruan drejtuesit e klubit të largonin nga detyra 48-vjeçarin, i cili e mori drejtimin e skuadrës më 9 Maj të 2019.

Drejtori sportiv i klubit, Jochen Schneider deklaroi se me ardhjen e Wagner shpresonin që të arrinin rezultate të mira, por për fat të keq kjo nuk ndodhi çka solli dhe vendimin për ta larguar.

Schneider tha se e falënderojnë David Wagner për punën e bërë duke i uruar dhe suksese ku do që të shkojë. Sipas mediave gjermane, ish-trajneri I Mainz, Sandro Schwarz është alternativa kryesore për të zëvendësuar Wagner. /Gazeta Express/