Klubi i Biznesit të Kosovës në Washington, takohen me zyrtarët e Çështjeve Komerciale dhe Biznesit në Departamentin e Shtetit - Gazeta Express
string(124) "klubi-i-biznesit-te-kosoves-ne-washington-takohen-me-zyrtaret-e-ceshtjeve-komerciale-dhe-biznesit-ne-departamentin-e-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 16:40

Klubi i Biznesit të Kosovës në Washington, takohen me zyrtarët e Çështjeve Komerciale dhe Biznesit në Departamentin e Shtetit

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 16:40

Klubi i Biznesit të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur për një takim që kanë pasur sot me Zyrën e Çështjeve Komerciale dhe të Biznesit në Departamentin e Shtetit.

Në komunikatë thuhet se janë fokusuar në forcimin e lidhjeve ekonomike në mes të Kosovës dhe SHBA-së, duke eksploruar mundësitë për rritjen e tregtisë dhe investimeve, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Diskutimet tona theksuan rëndësinë e krijimit të partneriteteve që shfrytëzojnë fuqitë e të dyja ekonomive tona. Ne eksploruam rrugët për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

“Ky takim nënvizoi rolin kritik të mbështetjes së SHBA-së në nxitjen e rritjes ekonomike dhe inovacionit në Kosovë. Jemi të entuziazmuar për potencialin e ndërmarrjeve dhe investimeve të reja të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dy vendet tona.Një falënderim i madh për Zyrën e Çështjeve Komerciale dhe të Biznesit për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike SHBA-Kosovë.Së bashku, mund të arrijmë gjëra të mëdha!”, përfundon njofitmi./Express/