Klubi francez e do Marcelon, i gatshëm t’i ofrojë pagë të majme - Gazeta Express
string(61) "klubi-francez-e-do-marcelon-i-gatshem-ti-ofroje-page-te-majme"

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 9:29

Klubi francez e do Marcelon, i gatshëm t’i ofrojë pagë të majme

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 9:29

Monaco ka shprehur interesim serioz për mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo, sipas mediave spanjolle.

Klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë përfaqësuesit të Brazilit kontratë trivjeçare me pagë vjetore prej 6 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marcelo, i cili është pjesë e Real Madridit që 14 vjet, e ka humbur vendin e titulluar këtë sezon, pasi trajneri Zinedine Zidane e parapëlqen Ferland Mendyn para tij.

32-vjeçari ka marrëveshje me Real Madridin deri në verën e vitit 2022 por mund të largohet shumë më herët.

Ai i ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Madridin deri tani këtë sezon, prandaj është i tunduar për t’iu bashkuar një klubi ku do të luante rregullisht.

Vlera e Marcelos në treg cilësohet të jetë rreth 10 milionë euro. /Gazeta Express./