Weston McKennie raportohet se mund të vazhdojë karrierën në Premierligë.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, ka njoftuar se Juventusi ka dhënë dritën jeshile për shitjen e mesfushorit amerikan, transmeton Gazeta Express.
“Zonja e Vjetër” thuhet se kërkon rreth 20-25 milionë euro për shitjen e McKennie, të cilin e kishte transferuar vitin e kaluar për 20 milionë e gjysmë nga Schalke.
Sipas Schiras, Leeds United po përgatit tashmë një ofertë zyrtare për t’ia dorëzuar Juventusit, teksa do të përpiqet edhe të bindë lojtarin për t’iu bashkuar atyre.
24-vjeçari më herët kishte refuzuar mundësinë për të kaluar në Angli, duke refuzuar një ofertë të Bournemouthit.
Weston McKennie me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Ai deri më tani ka regjistruar 96 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 13 gola dhe ka shtuar pesë asistime. /Gazeta Express/
#Juventus have given their green light to sell Weston #McKennie for €20-25M. #Leeds are preparing an official bid to #Juve and will try to convince the midfielder to accept #LUFC. Reminder: Mc Kennie rejected #Bournemouth’s bid in the last days. #transfers https://t.co/AxQdqerjgw
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 24, 2023