Ylli i Barcelonës, Marc Casadó, është në radarin e transferimeve të tre prej klubeve kryesore evropiane përpara afatit kalimtar të dimrit.
Sipas Fichajes, skuadrat në fjalë janë Arsenal, Chelsea dhe Napoli.
Mësohet se i riu Casadó mund të largohet në janarin e ardhshëm, nëse vjen oferta e duhur.
Në varësi të gjendjes fizike të mesfushorëve në skuadrën e Hansi Flick, Barcelona do të ishte e gatshme të shqyrtonte shitjen e tij, për të lehtësuar vështirësitë financiare që po kalon klubi.
Deco dhe drejtuesit e tjerë i rezistuan tundimit për ta shitur Casadó-n gjatë verës, pavarësisht interesimit të madh.
Megjithatë, me Marc Bernal tashmë të rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar, qëndrimi i klubit mund të ndryshojë pas fillimit të vitit të ri.
Të gatshme për të përfituar nga kjo situatë, siç përmendet më sipër, janë tre klube të njohura.
Sipas raportit të Fichajes, në Angli, si Arsenal ashtu edhe Chelsea po shprehin interes serioz për ta sjellë Casadó-n në Premier League.
Ndërkohë, kampionët e Italisë, Napoli, që janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë, e konsiderojnë 22-vjeçarin si profilin ideal.
Një “luftë ofertash” gjatë merkatos së dimrit mund të zhvillohet për firmën e Casadós./GazetaExpress/