Klubet kosovare përballen këtë javë me sfidat në Ligën Ballkanike - Gazeta Express
string(65) "klubet-kosovare-perballen-kete-jave-me-sfidat-ne-ligen-ballkanike"

Gazeta Express

25/02/2020 12:05

Klubet kosovare përballen këtë javë me sfidat në Ligën Ballkanike

Gazeta Express

25/02/2020 12:05

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet në fazën e dytë të grupeve në Ligën Ballkanike.

Sonte nga ora 18:00, Peja është mysafire e Vllaznisë së Shkodrës, kurse Rahoveci të mërkurën (nesër) e pret Ibër Rozhajën, ndeshje që zhvillohet nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”.

Në këtë fazë të gjitha skuadrat zhvillojnë nga katër ndeshje, dy si vendas dhe dy si mysafir, varësisht nga renditja që kishin në fazën e kaluar të grupeve.

Pejanët ishin renditur në vendin e dytë me pesë fitore dhe tri humbje, kurse Vreshtarët të tretët me tri fitore dhe pesë humbje.