Klubet kosovare në përkrahje të Oltion Bilallit, i urojnë shërim të shpejtë lojtarit të Gjilanit
Sport
Gazeta Express
06/05/2025 20:53
Lëndimi i rëndë i Oltion Bilallit i ka prekur të gjithë, me klubet kosovare që i kanë dalë në përkrahje futbollistit dhe klubit të tij, Gjilanit.
Oltioni u lëndua në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar, Ilir Avdylin, e që më pas edhe e goditi tokën me kokë.
Klubet kanë shprehur përkrahjen e tyre ndaj futbollistit, duke i uruar shërim të shpejtë e rikthim sa më të mëparshëm në fushën e blertë.
Deri më tani, sipas mjekëve nga QKUK, situata e lojtarit në fjalë mbetet e rëndë./GazetaExpress/