Klubet italiane në alarm, ylli i Tottenhamit largohet si lojtar i lirë këtë verë - Gazeta Express
string(79) "klubet-italiane-ne-alarm-ylli-i-tottenhamit-largohet-si-lojtar-i-lire-kete-vere"

Gazeta Express

04/06/2020 12:45

Klubet italiane në alarm, ylli i Tottenhamit largohet si lojtar i lirë këtë verë

Gazeta Express

04/06/2020 12:45

Te Tottenham janë të dorëzuar për largimin e Jan Vertonghen.

Mbrojtësi belg do të largohet me parameter zero nga klubi anglez por tashmë drejtuesit dhe trajneri Mourinho i kërkojnë lojtarit të marrë një vendim të rëndësishëm.

Ata duan të konfirmojnë nëse 33-vjeçari do të qëndrojë deri në fund të sezonit pra duke shtyrë largimin me 1 muaj apo ka vendosur të mos zbresë më në fushë deri më 30 qershor kur i skadon dhe kontrata.

Vertonghen i frikësohet një dëmtimi deri në mbylljen e kampionatit çka mund të kompromentonte kalimin te ekipi i ri ku Napoli, Inter e Roma e duan prej kohësh.